• April 20, 2024 1:52 pm

Operacioni Forca e Ligjit i kërkon deklarimin e pasurisë 1 kuksiani dhe 4 tropojanëve.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Lavdrim Pepkolaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale ‘Vjedhja me armë’, e kryer në bashkëpunim;

Arbër Doçi, banues në Tropojë, i dënuar në Belgjikë për veprën penale ‘Grupi i strukturuar kriminal’;

Besmir Mulgeci, banues në Tropojë, i dënuar në Itali për veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’ dhe  ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’;

Amarildo Danjolli, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’;

Kastriot Brahaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale ‘Vjedhja me armë’, e kryer në bashkëpunim;

Ilirjan Nezaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *