• April 19, 2024 7:57 am

10 ditë i zhdukur në bjeshkë, vazhdojnë kërkimet, asnjë shenjë nga Meledin Adili

Ende asnjë gjurmë e 27-vjeçarit Meledin Adili, i cili është raportuar I zhdukur mbrëmjen e 4 shtatorit, teksa ishte nisur për të mbledhur boronica në bjeshkë pranë fshatit Borje të komunës së Dragashit në Kukës.

Për herë të fundit, 27-vjeçari është parë në afërsi të vendit të quajtur Zhilibeg dhe më pas për të nuk ka asnjë të dhënë mbi fatin e tij.

Kërkimet e kryera prej 10 ditësh nga policia e Kukësit dhe ajo e Prizrenit si dhe nga banorët e zonës dhe grupet e kërkim-shpëtimit të zonës së alpeve nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Edhe disa sende të gjetura në zonën e Maqedonisë së Veriut rezultuan se nuk i përkasin 27-vjecarit të zhdukur.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *