
Dy qytetarë nga Kukësi kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Edhe pse një ditë më parë në buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë nuk raportohej asnjë i vdekur nga Covid në Kukës, dy qytetarë kanë humbur jetën në Prizren.
2 pacientët nga qyteti i Kukësit të prekur me Covid 19 ka ndërruar jetë në spitalin e Prizrenit, por këto raste nuk përfshihen në informacionet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë. Familjarët kanë sjellë mbrëmë viktimat në morgun e qytetit të Kukësit.
Dy kuksianët që kanë humbur jetën në spitalin e Prizrenit, janë të fundit e dhjetëra qytetarëve të cilët kanë humbur jetën nga koronavirusi në spitalet e Prizrenit dhe Gjakovës, por nuk janë regjistruar në shifrat zyrtare të shtetit shqiptar.
Ndërkaq, janë mijëra banorë të cilët janë kuruar në këto spitale, duke mos kaluar fare në filtrat e shëndetësisë në Shqipëri.