
Vijojnë shifrat e larta me të prekur nga CoVid-19 në rrethin e Kukësit.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 20 raste të reja.
Që nga fillimi i muajit shkurt në Kukës janë prekur mbi 220 qytetarë.
Ndërsa numri aktiv i të prekurve në shkallë qarku është 478 veta.
Kukësi ka një popullsi të vogël në krahasim me numrin e të prekurve .