• April 19, 2024 5:43 am

3 dibranë nën hetim, po gjuanin peshk me dinamit

Kryenin gjueti peshkimi në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht nga Policia 3 shtetas.

Në vijim të punës për ruajtjen e mjedisit dhe kontrollit të territorit për  parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, është goditur një rast i gjuetisë së peshkimit në mënyrë të  paligjshme, si rezultat i të cilit filloi procedimi penal për shtetasit

Xh. S., 45 vjeç; A. S., 49 vjeç; D. J., 26 vjeç; banues në Maqellarë.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke kryer peshkim në mënyrë të paligjshme në lumin Drin i Zi.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale kapsolla dhe fitil zjarr përcjellës të përdorura nga shtetasit e lartëpërmendur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *