• April 20, 2024 9:43 am

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë, ndaj të pandehurit me iniciale S. Ç., nga fshati Borje, Komuna e Kukësit, Republika e Shqipërisë, tani me qëndrim të përkohshëm në fshatin Pllanjane, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vjedhja e rëndë.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 18.09.2020, nga ora 17:00, dhe do të zgjasë deri më datën 18.10.2020.

‘Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit nga se i pandehuri në ditën kritike 27.08.2020, në orët e mbrëmjes, në fshatin Pejçiç, Komuna e Prizrenit, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale S.M., i pandehuri ditën e incidentit, derisa ishte duke i kullotur bagëtinë në atë pjesë të fshatit, afrohet te shtëpia e pa banuar e të dëmtuarit, i cili ishte jashtë vendit dhe me mjet të përshtatshëm-gurë, e thyen xhamin e dritares së shtëpisë të katit të parë, pastaj përmes dritares hynë brenda dhe me forcë i hap dyert e dhomave dhe pas kontrollit, arrin të marrë:

një televizor të markës ‘Industria’, një resever, një shporet elektrik, një frigorifer, një fshesë elektrike, një shole për WC ‘Industria’, një tush për banjo, një bojler, një komplet të pajisjeve të kuzhinës, lloje të ndryshme të pijeve alkoolike, një batanije, duke i larguar fillimisht e më pastaj të njëjtat ia shet një personi të panjohur, shtetas i Republikës së Shqipërisë’, thuhet në njoftim./PrizrenPress

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *