
395 mijë qytetarë nga Kosova e vizituan Shqipërinë gjatë muajit qershor.
Ata kanë kaluar të gjithë në doganën e Morinit, Kukës, e cila ka pasur një fluks të madh.
Ky muaj konsiderohet i begatë sa i përket pushuesve në bregdetin shqiptar.
Atë e vizituan gjithsejt 1 milion e 360 mijë turistë, apo 45 për qind më shumë se qershori i vitit të kaluar.
880 mijë nga ta ishin turistë të huaj, si gjermanë, polakë etj.
Këta të fundit erdhën kryesisht në gjysmën e dytë të muajit, për të pushuar në Shqipëri.
Pjesa më e madhe qëndruan në bregdet, por nuk munguan as vizitorët e maleve dhe qyteteve.
Në 6 muajt e parë të vitit, numri i të huajve që erdhën në vend ishte 2.5 milionë, me rritje 50 për qind, në krahasim me vitin 2021.