• April 20, 2024 9:28 am

4 adoleshentë vjedhin një ‘Benz’ në Kukës, e braktisin në Shtiqën

Disa adoleshentë janë proceduar penalisht në Kukës, për shkak se akuzohen se kanë vjedhur një makinë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës proceduan shtetasit: M. Sh., 14 vjeç, M. R., 15 vjeç, E. T., 17 vjeç dhe L. Z., 15 vjeç, banues në Kukës.

Këta të mitur, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, më datë 14.03.2021, në lagjen Nr. 3, Kukës, kanë vjedhur automjetin tip ‘Mercedes-Benz’ në pronësi të shtetasit A. M.

Njoftimi i policisë:

Vodhën një automjet, procedohen penalisht 4 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës proceduan shtetasit:

M. Sh., 14 vjeç, M. R., 15 vjeç, E. T., 17 vjeç dhe L. Z., 15 vjeç, banues në Kukës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, më datë 14.03.2021, në lagjen Nr. 3, Kukës, kanë vjedhur automjetin tip ‘Mercedes-Benz’ në pronësi të shtetasit A. M.

Automjeti i vjedhur është gjetur i braktisur në lagjen Muje, Kukës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale ‘Vjedhja, kryer në bashkëpunim’.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *