• April 20, 2024 3:45 am

4 kuksianëve OFL u çon letrën dhe u kërkon pasurinë

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 shtetasve që banojnë në Kukës.

Xhevahir Alijaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Blendi Axhami, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Zaim Vata, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Bledar Halilaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Njoftimi:

OFL, 20 korrik

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Xh. A., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

B. A., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Z. V., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

B. H., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *