• Thu. Apr 25th, 2024

40 mijë kosovarë drejt bregdetit, trafik kilometrik në Rrugën e Kombit

Ditët e fundit te gushtit ka shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të shqiptarëve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar.

Radhë kilometrike janë vërejtur që në orët e para të mëngjesit të së shtunës në segmentin Morinë -Kukës të Rrugës së Kombit, tek Ura e Drinit të Zi.

Mijëra qytetarë nga Kosova me automjetet e tyre dhe autobusë po i drejtohen bregdetit shqiptar.

Sipas të dhënave nga autoritetet kufitare të shtunën në mëngjes kanë kaluar pikën kufitare të Morinës, rreth 40 mijë kosovarë ndërsa në 25 ditët e para të Gushtit, kanë hyrë në Shqipëri mbi 400 mijë shtetas të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *