• Wed. Apr 24th, 2024

7635 nxënës nisën shkollën në Kukës

Edhe në Kukës ka nisur sot viti i ri shkollor 2020-2021.

7635 nxënës ulen në banka këtë vit shkollor në arsimin parauniversitar, nga këta 595 ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Ne hyrje të shkollave mësues të caktuar matin temperaturën për secilin nxënës, një tjetër asiston në plotësimin e formularit personal për covid19, asnjë nxënës nuk lejohet pa maskë.

Në shumicën e rasteve nxënësit, sidomis ato të 9-vjeçares janë shoqëruar nga prindët.

Në shkollat e qytetit mësimi zhvillohet me dy turne ndërsa nëpër zonat rurale me një turn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *