• April 18, 2024 10:09 pm

8 Janari që duan ta deformojnë!-Nga Ibsen Elezi

Jan 10, 2022

Nga Ibsen Elezi
Tabloja e asaj dite pati 3 element te dukshëm
1- Pjesëmarrje masive e demokrateve ne oborr dhe rrugën para.
2- Ana tjetër, oborri plot me makina, godina e blinduar dhe kati i dyte i mbushur me njerëz.
3- Policia e mire organizuar ne pikat kyçe rreth PD.
Fakti qe Luli mbajti njerëz atë dite ne katin e 2-te ishte budallallëk si veprim por edhe “kurajoz”. Them budallallëk pasi vuri një grup njerëzish përballe te paktën 5 mije demokrateve te irrituar nga ai vete.
Acarimi filloi kur demokratet donin te futeshin brenda godinës dhe hasen nga te gjitha hyrjet dyer te blinduara.
Mundësitë e tyre ishin 2, te hapnin dyert ose te hynin nga ballkoni me shkalle, ata kishin ardhur për te hyre brenda dhe kjo ishte lajmëruar.
Ne ketë tentative, hedhja e gazit tymues nga Lul’hotsat drejt demokrateve poshtë, ishte e justifikueshme, kur sheh se je i rrethuar nga një numër aq i madh njerëzish te zë paniku dhe do reagosh.
Ndërsa goditja me dru ne koke dhe përgjakja e disa demokrateve qe u futen ne ballkon nga badigardet e Lulit ishte kriminale, ne mbrojtje te tyre o hodhën gurë rrethanor qe ishin te paket ne oborr.
Pra për nje arsye ose tjetrën, konflikti do ndodhte, shkalla e tij varej nga reagimi pakicës brenda.
Ne momentin e atij terrori psikologjik, kur po gjuhej nga dritaret me gurë, me shkalle e shashka edhe njoftimi i policisë nga Luli është normal.
Ai zgjodhi një rruge, te futej ne një godine te bunkerizuar, pavarësisht se njerëzit qe zgjedhin ketë rruge kane dështuar gjithmonë.
Policia u fut nga parlamenti, pa paralajmëruar, pa rezistence zbrazi oborrin duke hedhur një sasi te papare gazi helmues (personalisht mu deshtë rreth 20 min te nxjerr një burrë rreth te 70-ve, te cilit nga bombat me gaz te këmbët e tij humbi 2 here ndjenjat dhe nuk merrte dot fryme dhe shihte te ecte).
Deri këtu po e justifikoj, pasi nuk mund te injoronte kërkesën për mbrojtje.
Oborri u zbraz, ndaj tyre nuk pati asnjë akt dhune te vetëm, u mundësua për ti nxjerre nga “rreziku” kërkuesit e ndihmës.
Por se kuptoj dot atë qe ndodhi me pas, policia doli nga oborri dhe u turr mbi demokratet me gaz, arme qe hidhni fishekë gazi dhe plastikat e tyre goditen e dëmtuan shumë nga pjesëmarrësit, hedhja e ujit, goditjet me shkopinj deri re Tajvani, deri te RTSH, apo përtej urës rr.Elbasanit, shume pjesëmarrës i hodhën ne Lane, arrestimi i njerëzve neper rrugët e Tiranes, shoqërimet ne komisariate te mbi 50 personave.
Ne krye te policisë shihje ca persona qe gjuanin fishekët drejt e mbi njerëzit e pambrojtur, kishte mllef ne atë qe po bënin për te goditur demokratet, për ti hedhur ne Lane, për ti ndjekur pas, per ti poshtëruar.
Kjo tregoi se ky ishte një plan,
– acaroni situatën
– na thërrisni për ndihme
– me do i dërrmojmë me gaz, me dru, me ujë, i hedhim ne Lane këta qe beshten t’ju hidhnin ju.
Ky ishte një plan mes Lul-Bardhës dhe Ram- Çucit, plan qe e justifikojnë me gjysme te vërteta, plan gjysme burash.
Ajo qe s’kuptoj është se si një drejtor Policie qe vet ambasadorja e mbështeti si profesionist, mundi te realizoj një poshtërsi te tille. Ky është ose debil ose maskara, zgjidh e merr, këtij ç’i kane bere ata burra te moshuar, ato nena, ata njerëz te ndershëm, ata djem te rinj qe i le pa ndjenja e i arrestove rrugëve te Tiranes.
Ky palaço çfarë pati, çfarë i kane bere ata njerëz te pafajshëm, qe zbaton planet e gjysme burrave, nga i buron ajo urrejtje ?!
Po ti a e mendon se një dite te bjere sistemi yt dhe kasta jote.
Mendon ti se ne jemi si ky i gjati yt, qe i përdor njerëzit mish për top dhe shkon e behet mik për koke me ‘vrasësit’ ?!
Trasheni zullumin, trasheni sa me shume se kështu e shpejtoni fundin tuaj te keq.
Ju qofshi !

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *