• April 20, 2024 6:53 am

A duhet të na gëzojë ardhja juaj në Kukës, Flamur Hoxha?

Qëndrim i marrë në Facebook nga profili ‘Banori Kukës’

Më në fund pas një pritje të gjatë dhe të zakonshme që jemi mësuar edhe në prag të zgjedhjeve tjera, u arrit të konkludohet drejtuesi politik i qarkut të Kukësit.

Nga kryesia e Partisë Demokratike i miratuar vetë nga z. Basha u vendos që emri i cili do të mbante edhe pishtarin kryesor të elektoratit të djathtë  në qarkun e Kukësit, të ishte Flamur Hoxha.

Shpallja e drejtuesit i dha rezultatet e veta, sigurisht një çlirim për të gjithë mbështetësit të cilët ishin në pritje të drejtuesit të tyre për  vazhdimin e rrugëtimit elektoral për rrëzimin e qeverisë aktuale, që të pakten vetëm në Kukës nuk arriti kurrë brënda këtyre tetë viteve (përjashtuar zgjedhjet e fundit lokale) të vendoste diktatin e saj politik. Flamur Hoxha është një emër jo i padëgjuar në qytetin e Kukësit ku dhe pse jo i rritur ne këtë vend ai vazhdimisht ka kontribuar dhe u ka qëndruar pranë  qytetarëve duke gëzuar një mirënjohje dhe respekt të madh.

Si biznesmen ka një sukses të jashtëzakonshëm dhe nga pikëpamja morale që është edhe më e rëndësishmja, pasqyron cilësitë më të mira të një burri me moral dhe familjar të gjykuar nga shoqëria.

Por a duhet vërtet të na gëzojë ky lajm?

U deshën më shumë se 24 orë që nga shpallja e drejtuesit dhe zotëria në fjalë të dilte në deklarate apo prenoncim lidhur me këtë lajm.

Ndoshta sepse ky lajm pritej?

Sigurisht që emri i tij të paktën as nuk gjendej në fletën e votimit të zgjedhjeve të 25 shtatorit ku mori  goditjen e madhe të merituar ish kryebashkiaku  z. Bashkim Shehu, e për për herë të parë demokratët e Kukësit po fillonin të ndjenin se zëri  tyre po dëgjohej.

Apo se ndoshta do që të jetë i rezervuar dhe prezantimin e tij do që ta bëjë në sy përballë kuksianëve? Ndoshta jo.

Ndoshta sepse vetë z. Hoxha nuk e priste të kandidonte në Kukës. Ndoshta kjo ishte një zgjedhje ‘halli’ e detyruar në momente e fundit duke e gjetur të papërgatitur. Ndoshta sepse ai nuk ka asnje program të hartuar elektoral dhe asnjë premtim elektoral që duhet të mbajë. Ndoshta ai nuk priste që ai të humbiste në garën për drejtuesin politik nga ‘adashi’ i tij në Kamëz, Paskuqan dhe Vorë, ku z. Hoxha ishte munduar me kohë të përgatiste terrenin për aspiratën e tij për të qenë i pari në këtë vend.

E pra duhet apo jo të na gëzoje vërtet ky lajm?

Mos harrojmë që ky ‘adashi’ i cili i zuri vëndin ku pretendonte, u mund 4 vite më parë përballë kandidatit të Partisë Socialiste z. Safet Gjici  duke humbur një numër të madh votash të papara ndonjë herë dhe duke i kujtuar z. Basha se edhe bastioni i së djathtës mund të thyhej.  Sa për kujtesë z. Hoxha këtë vit do ketë përballë  po të njëjtin kundërshtar!

E ka menduar z. Hoxha se me çfare justifikimi ka për ta mbrojtur kryetarin e Partisë Demokratike që i nxori mbi 1000 anëtarë në një proces farsë të votonin për drejtuesit që i deshironin apo nuk i donin? Po veten e tij  ka si e justifikon  duke qenë i pari i listës duke mos pasur asnjë mbështetje për emrin e tij pasi Kukësin e ka pasur në plan të dytë? Dhe e fundit, a mendon z. Hoxha që është bërë pengesë duke zënë vendin e të tjerëve që populli i don dhe kërkon vetëm për shkak të lidhjeve të ngushta me kryetarin Basha pasi dihet qe ai është një sponsor i rregullt i Partisë Demokratike?

Nëse po atëherë kjo mund të jetë një goditje apokaliptike për partinë kryesore, që viteve të fundit ka qenë me një këmbë në varr dhe kurrsesi nuk mund të rimëkëmbet nëpërmjet ‘borxheve’ apo ‘dhuratave’ nga lideri politik.

Gjithsesi unë ju dëshiroj një fitore të thellë z. Flamur Hoxha dhe shpresoj që ju të keni po atë energji dhe vullnet që keni patur në fillim duke dashur që humbja e parë brënda ‘llojit’ të i´u ketë shërbyer si leksion për të mirën e të gjithë ne demokratëve.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *