Absurdi i kufinit absurd-Nga Sokol Kolgjini

Ka disa ditë që kufini shqiptaro-shqiptar, praktikisht asht i mbyllun. Si shkak, pretendohet se asht rritja e numrit të infektimeve në Kosovë.

Pse e konsideroj absurditet kët veprim?

Teknikisht dhe taktikisht sepse:
-Kërkon vaksinë të tretë e cila, për shumicën e qytetarëve praktikisht asht e pa mundun (e treta lejohet me u ba pas 6 muajsh nga e dyta, ose pas 7 muajsh nga e para). Kujtojmë se nga dalja e vaksinës e deri te ma shumè se 6-7 muaj nuk ka pas vaksina të mjaftueshme, edhe për ata që ishin dakort me u vaksinue.

-Kërkon test që ofrohet me pagesë, ma i shtrenjtë se pagesa e traut të Kalimashit. Kërkush nuk paguen 15 për me fitue 10.

-Të krijon idenë se asht “pazar” me kompanitë që ofrojnë teste.

-Penalizon punën e shumè bizneseve të vogla që janë në kufi të mbijetesës.

-Cënon drejtëpërdrejt turizmin dimnor. Kët Kosova e ka aset të randësishëm dhe në ngritje.
-Panevojshëm, krijon një kundërshti dhe opinion të pa pëlqyeshëm te krejt qytetarët.

Parimisht dhe moralisht asht gabim sepse:
-Ky kufi nuk duhej me ekzistue.
-Asht vendos dhunshëm nga të huejt, pa dëshirën tonë
-Ne duhet me u përpjekë me e heqë atë që na asht imponue, jo me e përforcue.
-Konsiderimi dhe përforcimi i këtij kufini nënkupton dakortësinë tone për me e pasë, ndërkohë që kjo nuk asht e vërtetë.

-Së fundi, krijon idenë se na e meritojmë kët kufi, e për të cilën prap nuk jam dakort.
Mendoj se reagimi duhet me ardhe natyrshëm jo veç prej Kuksi po edhe prej Prizreni e prej cilitdo, me kërkesën e thjeshtë: Hiqini kto masa idiote se nuk e ndal kufini virusin.

Aq sa m’vjen infektimi prej Sarande e n’Kukès, le t’më vije edhe prej Mitrovice.

Krejt kaq sa jemi e jemi boll pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *