• Wed. Apr 24th, 2024

Afrime e largime/ Çfarë po ndodh në kampin e Kukësit

Kukësi çdo verë është një nga klubet më aktive në merkato dhe as këtë herë nuk do ketë ndryshim.

Merkato sapo ka nisur dhe për skuadrën verilindore janë lakuar disa emra, duke shkuar edhe deri te Llullaku, i cili për shtypin sportiv konfirmoi edhe bisedimet me nënkampionët. Megjithatë, kuksianët nuk janë të përqëndruar vetëm në lëvizje të tilla, pasi po punohet për të sjellë edhe të rinj të talentuar.

I pari i ishte portieri Angelos Tafa, i cili u zyrtarizua ditën e marte dhe firmosi kontratë dyvjeçare.

I dyti do të jetë mbrojtësi i Luftëtarit, Redon Dragoshi. 20-vjeçari ishte një nga lojtarët më të spikatur të gjirokastritëve këtë sezon dhe Kukësi i ka besuar, duke i vënë para një kontratë afatgjatë.

Një tjetër afrim i Kukësit është edhe Albin Gashi. 23-vjeçari vjen si zëvendësues i Kristal Abazajt. Gashi ka firmosur një kontratë dy vjeçare.

Duhet të themi se Gashi mund të luajë edhe si mesfushor i avancuar, pas treshes apo dyshes së sulmit.

Sezonin e fundit ai luajti në kategorinë e dytë austriake ku u aktivizua në 23 ndeshje dhe gjeti rrjetën dy herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *