• April 19, 2024 7:44 pm

Aksident me vdekje te ‘Qafa e Toblit’, humb jetën një grua

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në aksin rrugor Krumë-Kukës.

Në vendin e quajtur “Qaf Tobli” ka dalë nga rruga një automjet tip “Volkswagen Passat” me drejtues Z.S.

Për pasojë ka humbur jetën bashkëshortja e tij F.S, 61 vjeçe.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në spitalin e Kukësit ku po merr ndihmë mjekësore.

Has/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2023, në aksin rrugor Krumë -Kukës, në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, shtetasi Z. S., duke drejtuar automjetit tip “Volkswagen Passat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja F. S., 61 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *