
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Kukësit.
Burime zyrtare nga policia lokale kanë bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 minuta të mëngjesit, kur 39-vjeçari me inicialet M. S., banues në Krumë ka përplasur këmbësorin me inicialet D. Xh.
Ky i fundit është dërguar me urgjencë në Tiranë.
Policia e Kukësit/ Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit, automjeti tip ‘Daimler Chrysler ‘ me drejtues shtetasin M. S., 39 vjeç, banues në Krumë, ka përplasur këmbësorin shtetasin D. Xh.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar këmbësori shtetasi D. Xh., i cili po merr mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.