
Nje aksident ka ndodhur ne mesdite tek Shetitorja ne Kukes.
Nje 17 vjecar ka perplasur nje femije 7 vjec, i cili ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Policia Kukës/ Informacion paraprak
Më datë 22.01.2022, rreth orës 12:50, në shetitoren e re, qyteti Kukës, shtetasi A. M., 17 vjeç, banues në Kukës, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin e mitur 7 vjeç, banues në Kukës.
I mituri ndodhet në spitalin e Kukësit, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme.