
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Kukës.
Sipas policisë lokale, aksidenti ka ndodhur tek rruga e Hasit, që nis tek ‘Shote Galica’.
Një makinë ‘Audi’ që drejtohej nga i riu me inicialet B. C., ka përplasur 9-vjeçarin I. S., që po ecte me biçikletë.
Policia e Kukësit/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Shote Galica – Drini i Bardhë, automjeti tip ‘Audi’, me drejtues shtetasin B. C. është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi i mitur me iniciale I. S., rreth 9 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të lehta i mituri, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Kukës, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. C. është shoqëruar në DVP Kukës, ku po kryhen veprimet hetimore.