Aksidenti me 4 viktima në Milot, humb jetën këngëtari i ri nga Hasi

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Policia njofton se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë kanë humbur jetën të dy drejtuesit dhe dy pasagjerët që ndodheshin në njërin nga automjetet.

Mes viktimave të shënuar nga aksidenti i shënuar mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë Milot është e4dhe këngëtari i muzikës popullore nga Hasi Shkumbin Brati  dhe lajmi ka pikëlluar ndjekësit dhe miqtë e tij.

‘Rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues shtetasin Alfred Dika 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Artan Alushi 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Shkumbin Brati 20 vjeç dhe Almenia Karaj 16 vjeç, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi’, njofton Policia.

Nga përplasja ka mbetur e plagosur edhe një pasagjere 34-vjeçare me iniciale R. H., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Luma Post shpreh ngushellimet per humbjen e jeteve te re rinjve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *