• April 19, 2024 12:52 am

Aksidentohet adoleshenti në Letaj të Hasit, arrestohet shoferi

Dec 26, 2021

Një aksident ka ndodhur paraditen e së dielës në Kukës. Bëhet e ditur se një 36-vjeçar me iniciale R. B., banues në Durrës ka aksidentuar me automjetin e tij tip ‘Audi’ një adoleshent.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Krumë-Golaj ndërsa 17-vjeçari është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.
Ndërkohë, shoferi i ‘Audi-t’ është vënë në pranga.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Kukës arrestuan në flagrancë për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ shtetasin R. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Krumë-Golaj, duke drejtuar automjetin tip ‘Audi’, ka asidentuar me mjet shtetasin Y. K., 17 vjeç, banues në fshatin Letaj.

I dëmtuari është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *