• April 19, 2024 4:48 pm

Aksidentohet autobusi me pasagjerë në Kalimash-Morinë, dy të plagosur

Një autobus me pasagjerë është aksidentuar gjatë natës në Rrugën e Kombit në segmentin Kalimash-Morinë.

Për pasojë janë plagosur dy pasagjerë, një grua banuese në Medvegjë, Serbi dhe një burrë nga Tirana.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Nga shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore të autostradës ‘Tuneli i Kalimashit-Morinë’, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin G. D., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, pasi duke drejtuar automjetin autobus, tip ‘Benz’, 58-vjeçari ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike dhe ka përfunduar në kanal.

Për pasojë, janë dëmtuar lehtë pasagjerët, shtetasit E. H., 36  vjeçe, banuese në Medvegjë, Serbi dhe L. B., 55 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *