• April 20, 2024 5:24 am

Aktakuza e Gjykatës Speciales/ Ky është vendi ku u kryen vrasjet e UÇK-së në Kukës

Ndërkohë që parlamenti shqiptar ka ngritur një komision që sipas nismëtarit të tij Taulant Balla mëton të vërtetojë se në Shqipëri nuk janë kryer krime lufte nga UÇK-ja, prokuroria e gjykatës speciale pretendon ekzaktësisht të kundërtën.

Ajo ka bërë publike edhe dosjen paraprake të akuzës ku pretendohet se 246 pjesëtarë të UÇK-së janë të përshirë në krime, madje se disa prej tyre kanë ndodhur edhe në Shqipërinë veriore.

‘Në bazë të aktakuzës së zbuluar në të gjithë Kosovën dhe Shqipërinë Veriore janë kryer krime ndaj 392 individëve nga Prill 1998 deri afërsisht në Gusht 1999’ thuhet aty. Mes 19 zonave ku pretendohet se janë vërtetuar krime në Kosovë gjenden edhe dy qytete shqiptare, Kuksi dhe Hasi.

‘Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se në periudhën midis Majit dhe Qershorit 1999, të paktën 12 individë u mbajtën në paraburgim nga UÇK-ja, u mbajtën në dhoma të mbrojtura me dritare të mbyllura në një Fabrikë të Metaleve në Kukës, Shqipëri. Të ndaluarit mbaheshin të prangosur, shoqëroheshin edhe në tualet, ndërkohë që detyroheshin të bënin edhe punë të detyruar. Anëtarët e UÇK-së, përfshirë Sabit Gecin sulmuan të ndaluarit, fizikisht dhe psikologjikisht’ thuhet aty.

Madje në aktakuzën e pranuar nga gjykatësi bëhet e ditur se mes datave 3 dhe 4 qershor 1999 në fabrikën e metaleve të Kukësit, janë vrarë edhe disa persona emrat e të cilëve nuk bëhen të titur. Deri më tani nga haga nuk janë nxjerrë emrat e të vrarëve dhe atyre që dyshohen se i kanë kryer këto krime.

‘Në bazë të Nenit 39, pika 11 me kërkesën e prokurorit special, kërkohet sërish që të mos ketë zbardhje të identitetit të viktimave dhe dëshmitarëve për hir të sigurisë së tyre fizike. Të paktën ato do të jenë të fshehta në fazën fillestare të hetimit,’ thuhet në aktakuzë.

Por ndonëse deri më tani Haga nuk ka pranuar të bëjë të njohur as viktimat dhe as agresorët e tyre të mundshëm, në këto 235 faqe të publikuara të aktakuzës nuk shihet të flitet as për shtëpinë e verdhë të familjes Katushi dhe as për hipotezën e tmerrshme të trafikut të Organeve të ngritur në raportin e Dik martit dhe që u bë fillesa e ngritjes së Gjykatës Speciale.  Vetë Hshim Thaçi, në seancën e parë të gjykimit para tribunalit, nëpërmjet avokatit të tij, David Hooper ironizoi se janë hequr 2 akuzat kryesore për të cilat është ngritur kjo Gjykatë, ato për trafik të organeve dhe për ‘Shtëpinë e Verdhë’.

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *