
Aktorja e spektaklit Portokalli, Arjola Demiri foli për angazhimin e saj në politikë.
Në Open në Top Channnel u diskutua për artistët në politikë ku të ftaura janë artistë të ndryshëm.
Demiri tha se e gjithë kjo nuk bëhet për interesa personale por për të bërë ndryshime në qytetin e saj të lindjes, Tropojës.
‘Angazhimi im bëhet vetëm për të ndryshuar vendin tim të lindjes. Dua që Tropoja, Bajram Curri nga një qytet i harruar të ketë zhvillim.
Unë paguhem shumë mirë. Punoj në 2-3 punë dhe kam të ardhura më shumë se një deputete. Pra po lë pagën e mirë vetëm për të kontribuar me vendlindjen. Mbështes PS-në sepse në 7 vitë ka bërë ca ndryshime në Tropojë’- tha Demiri në Open.