• Tue. Apr 23rd, 2024

Aktorja e Portokallisë që kërkon të bëhet deputete në Kukës

Aktorja e Portokallisë me origjinë nga Tropoja Arjola Demiri, që më shumë shquhet për hiret e saj se sa për rolet, ka shfaqur ambiciet e saj për tu përfshirë në politikë.

Edhe pse thotë se është në zemër demokrate, sërish ajo ka vendosur që ti bashkohet Edi Ramës dhe të kandidojë në qarkun e Kukësit për tu bërë deputete.

Me një mesazh në Instagram, Demiri thotë ‘vij nga një familje e djathtë në gen por pikërisht kjo me intrigon të braktis përgjithmonë të ashtuquajturit të djathtë që abuzuan me idealet e prindërve e gjyshërve të mi’..

‘Miq e mikesha, familjarë e fansa të mij, po ju komunikoj se në zgjedhjet e pritëshme parlamentare do jem përkrah Edi Ramës me tërë mundësitë dhe energjitë e mija.

Vij nga një familje e djathtë në gen por pikërisht kjo me intrigon të braktis përgjithmonë të ashtuquajturit të djathtë që abuzuan me idealet e prindërve e gjyshërve të mij.

I bashkohem Edi Ramës se qytetin tim të lindjes nga një gërmadhe e varrezë politike për 25 vjet e riktheu në jetë e një qytet modern që bashkëjeton me shekullin e ri.

Me Edi Ramën do jem jo vetëm për mandatin e tretë por dhe për të katërtin…’, shprehet Arjola.

Arjola ja ka bere te ditur vendimin e saj drejtuesit politik te PS-se për Qarkun e Kukësit, Safet Gjici, me nje memo te thjeshte:

‘Me shumë dëshirë, ndërgjegje e vendosmëri do jem me ju në fushate. Jam e lumtur të jem përkrah jush, qe keni treguar kurdoherë qe dini e mundeni te jeni kampion’.

Arjola është pjesë e kastit të ‘Portokalli’, spektakël i cili pritet të rikthehet së shpejti në ekran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *