• April 19, 2024 6:23 am

Akuza për armëmbajtje pa leje, lirohet “supertifozi” i kombëtares, Ballist Morina

Lirohet nga burgu “supertifozi” i kombëtares Kuq e Zi, Ballist Morina. Tifozi u arrestua nga policia paraditen e 25 majit në qytetin e Kukësit.

Ndaj Morinës kishte urdhër arresti, pasi kishte edhe 5 muaj e 12 ditë burg pa shlyer për armëmbajtje pa leje.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se Gjykata e Durrësit ka pranuar që të gjykojë të lirë Morinën, duke e liruar nga burgu. Ky vendim u dha me pretendimin se nuk ishte në dijeni të akuzës.

“Vendim revokimi për vendimin penal në mungesë. Procedurat e mëtejshme duhet t’i bëjë Gjykata e Apelit në Durrës, e cila është gjykatë kompetente për të shqyrtuar çështjen e gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. U pranua kërkesa e tij për lirim.

Do të jetë i lirshëm sepse hetimi për të ka mbaruar tashmë. Ai ka një vendim dënimi dhe i mbeten pa vuajtur 5 muaj e 12 ditë, të cilin do ta konvertojë me shërbimin e provës”, tha avokati Gramoz Lika.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *