• April 19, 2024 12:40 pm

Ambasadorja e Holandës në Tiranë, Guusje Korthals Altes, ka udhëtuar në Kukës, për hapjen e një ekspozite me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe më pas për një takim me kryetarin e bashkisë Safet Gjici.

Ekspozita me vizatime të fëmijëve të shkollave 9- vjeçare ka pasur temën e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, financuar nga ambasada holandeze.

Më pas ambasadorja ka zhvilluar edhe një vizitë në aeroportin e Kukësit.

Pas takimit pa gazetarë me Gjicin, ambasadorja holandeze tha se ka udhëtuar në Kukës për disa projekte të shoqërisë civile si dhe për aeroportin, ku në investimin që po kryhet aktualisht, supervizohet nga një kompani holandeze.

Bashkë me shoqëruesit vizatuan ekspozitën Care & Dare (kujdes por guxo) me piktura të fëmijëve me tem kundër trafikimit të qenieve njerzore, kryesisht të vajzave.

Ambasadorja komunikoi me nxënësit piktorë dhe ndoshta tema e kësaj ekspozite ishte përgjigjja për pyetjen, përse Holanda është skeptike për pranimin e vendit tonë në BE për fazën e tashme.

Në vizitën e saj në Kukës është shoqëruar nga kreu i Bashkisë Safet Gjici.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *