• April 20, 2024 2:03 pm

Këngëtarja nga Kosova Fjolla Morina është arratisur nga banesa ku ndodhej në qytetin e Kukësit, pasi ishte arrestuar me armë pa leje në doganën e Morinit.

Lajmi konfirmohet nga burime të Policisë së Kukësit.

Burimet thanë se policia ka shkuar në shtëpinë ku ajo rrinte me qira, për ta kontrolluar, por nuk është gjetur aty.

Menjëherë është dhënë alarmi dhe është shpallur në kërkim.

Policia thotë se nuk ka informacione nëse ajo ndodhet në Kukës, apo ka ikur në Kosovë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *