
Një qytetar nga Prishtina është arrestuar në doganën e Morinit, Kukës, pasi kërkohej për grabitje me armë nga Emiratet e Bashkuara Arabeve.
Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar Agron Rehdeldt, 51 vjeç, banor i Prishtinës, pasi ka parë që emri i tij rezultonte në listën e Interpolit.
Njoftimi i Policisë së Kukësit:
Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ‘Grabitje me armë’.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morin, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:
A. R, 51 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Interpol Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale ‘Grabitje me armë ‘.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.