• April 20, 2024 4:12 am

Imrush Junuzi, 41-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar në doganën e Morinit.

Gjykata e Kiystendil në Bullgari e ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg, për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, shqiptarin banues në Gjilan.

Ai pritet të ekstradohet drejt Bullgarisë.

Dogana e Morinit-Kukës

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morin, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: Imrush Junuzi, 41vjeç, banues në Gjilan, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kiystendil Bullgari e ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg, për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, parashikuar nga legjislacioni penal i Bullgarisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin në shtetin e Bullgarisë, mbështetur në ‘Konventën Evropiane të Ekstradimit’ të vitit 1957.

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *