• Thu. Apr 25th, 2024

Arrestimi i Karriqit, emërohet kryeprokurori i ri i Kukësit

Pas arrestimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi.

Karriqi ndodhen në masën ‘arrest me burg’, pasi u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion.

‘Me 10 vota pro në mungesë të anëtares Esmeralda Keshi, KLP pezullon nga detyra  prokurorët Edmond Karriqi dhe Maksim Sota për shkak të masës së sigurisë personale ‘arrest me burg’, respektivisht ‘arrest në shtëpi’, vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar’, bëri të ditur KLP.

Pas pezullimit të Karriqit është emëruar dhe prokurori e njëkohësisht drejtuesi i ri i Prokurorisë së Kukësit.

Njoftimi i KLP-së

Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur, sikundër kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit,’ thuhet në njoftimin e KLP.  

Për shkak të pezullimit nga detyra të prokurorit Edmond Karriqi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, i caktuar përkohësisht si Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, Këshilli vendosi transferimin përkohësisht, me pëlqimin e tij, të z. Xhevahir Lita, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, i cili do të ushtrojë detyrën si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Kukës, përkohësisht  nga data 05.07.2021 – 04.01.2022.

Gjithashtu, me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi me votë unanime, që prokurori Xhevahir Lita të caktohet përkohësisht të ushtrojë edhe funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për një afat tremujor, nga data 05.07.2021 – 04.10.2021, pasi ai i plotëson kushtet e përcaktuara në ligj dhe në Rregulloren përkatëse të Këshillit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *