• Thu. Apr 25th, 2024

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinit është ndaluar 56-vjeçari me inicialet N. H., banues në Prizren, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, 56 vjeçari ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden Gjermani, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Schwennigen Gjermani, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale ‘Trafikim i narkotikëve, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Vihet në pranga një tjetër shtetas, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ‘Trafikim i narkotikëve’.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

N. H., 56 vjeç, banues në Prizren.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden Gjermani, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Schwennigen Gjermani, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale  ‘Trafikim i narkotikëve, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë. 

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në ‘Konventën Evropiane të Ekstradimit’ të vitit 1957.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *