• April 20, 2024 3:10 pm

Arrestohet në Morin i kërkuari për vjedhje në Gjermani

Është arrestuar nga policia në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinit një përson i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjermania.

Ai është shtetas N. B., 35 vjeç, banues në Vinarc, Kosovë.

‘Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dortmundit, Gjermani, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale ‘Vjedhja’, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë’.

Ja njoftimi i policisë:

Morin, Kukës

Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinit, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

N. B., 35 vjeç, banues në Vinarc, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dortmundit, Gjermani, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale ‘Vjedhja’, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në ‘Konventën Evropiane të Ekstradimit’ të vitit 1957.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *