• Thu. Apr 25th, 2024

Arrestohet në Morin, i shumëkërkuari nga Belgjika

Një 52-vjeçar nga Kosova është arrestuar në doganen e Morinit për llogari të autoriteteve belge. Sipas policisë në pranga është vënë A. V., 52 vjeç, banues në Skalloc, Kosovë.

Gjykata Frenge e Shkallës së Parë të Brukselit, Belgjikë , ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale ‘Vrasje e mbetur në tenativë’.

‘Vihet në pranga një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika . Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin Belg. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: A.V., 52 vjeç, banues në Skalloc, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Frenge e Shkallës së Parë të Brukselit, Belgjikë , ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale ‘Vrasje e mbetur në tentativë’.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës, mbështetur në ‘Konventën Evropiane të Ekstradimit’ të vitit 1957″, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *