• Wed. Apr 24th, 2024

Arrestohet në Morin trafikanti i drogës

Policia Kufitare e Morinit në Kukës ka goditur një rast të tentativës së trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në pranga është vënë një shtetas rumun me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. 48-vjeçari kishte fshehur dhjetëra pako me kanabis në pjesën e poshtme të makinës.

‘Në operacionin policor të koduar ‘Indicia’, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin rumun F. B., për të cilin disponohej informacion i marrë përmes inteligjencës informative, nga strukturat hetimore të DVP Kukës’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm, në pjesën e poshtme të automjetit të tij në shasi, në një hapësirë të përshtatur për të fshehur lëndë narkotike, u gjetën dhjetëra pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 70 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe me 2 aparate celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon hetimi i thelluar, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *