Arrestohet në Morin turku i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një shtetas turk, banues në Kosovë, është vënë në prangat e policisë kufitare të Morinit, Kukës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion.

Arrestimi i 59-vjeçarit me iniciale M.Ç. u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimi drejt Turkmenistanit.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar Interpol Ashgabat të Turkmenistanit, pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Turkmenistanit, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale ‘Korrupsioni.

Njoftimi i Policise se Kukesit:

Vihet në pranga një tjetër shtetas, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Korrupsioni .

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimi drejt Turkmenistanit.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinit, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

M. Ç, 59 vjeç, me kombësi turke, banues në Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar Interpol Ashgabat të Turkmenistanit, pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Turkmenistanit, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Korrupsioni”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik & Financiar në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *