• Sat. Apr 27th, 2024

Autostrada, hekurudha dhe katunarizmi politik shqiptar-Nga Sokol Kolgjini

Pas lirimit të Kosovës, u pa se interesat ekonomike dhe gjeostrategjike në rajon do të ndryshonin. Përplasja e këtyne interesave do të shfaqej në dy grupime, pro dhe kundër faktorizimit të shqiptarëve në rajon. Bashkëpunimi midis Shqipnisë dhe Kosovës me kushte sa ma lehtësuese dhe favorizuese, nënkupton faktorizim të shqiptarëve, anasjelltas, çdo pengesë, vonesë apo vështirësi nënkupton defaktorizim.

Në këto rrethana palët natyrshëm do banin  luftën e tyne.

Meqë infrastruktura asht fillesa e çdo bashkëpunimi, pikërisht këtu do fillonte edhe përplasja e grupeve të interesit.

Vendimi i qeverisë shqiptare për ndërtimin e autostradës Milot-Morin pati menjëherë reagimet nga kundërshtarët.

Forcat ushtarake Greke, prezente në Shqipni në kuadër të NATO-s, u ofruan për përmirësimin e rrugës ekzistuese Milot-Fush Arës-Morin dhe filluan menjëherë punimet për përmirësimin e rrugës Milot-Rubik, duke e ba fakt të kryem. Insistimit të qeverisë shqiptare se ne do bëjmë autostradë Milot-Morin, ju kundërvu edhe Banka Botnore, e cila “argumentonte” se nuk ka nevojë për autostrade, e për kët ofroi edhe 30 milion USD për ndërtimin e segmentit Milot-Rrëshen me dy drejtime (që ashtu ka mbetë atherë e sot). Pas kundërshtimit të qeverisë shqiptare të variantit për përmirësimin e rrugës ekzistuese, u përfol edhe oferta Greke për ndërtimin e rrugës së re bregut të Fanit por me dy kalime dhe pa tunel. Natyrisht që autostrada do ndikonte në vitalizimin e portit të Durrësit, e ky asht damtim për portin e Selanikut. Këtu lidhet dhe “bujaria” Greke. Meqë pala kundërshtare asht ma e strukturueme se ne, ata luajtën edhe me kartën “përça e sundo” duke shfryrëzue edhe katunarizmin politik shqiptar si faktor ndihmës. Në ballë të këtij katunarizmi u shfaq ish Kryetarja e Kuvendit, e cila mendonte se autostrada duhet të kalonte nga Shkodra për në Gjakove e pastaj në Prishtinë. Kjo ngjalli debat e krijoj armiqësi midis Shkodrës, Tropojës e Gjakovës nga njana anë e Kukësit e Prizrenit nga ana tjetër, duke shfaqë secila palë lokalizmin e vet se: autostrada duhet me kalue te katundi jem.

Për mei vu kapak kësaj marrzie, u desh ndërhymja Amerikane, të cilët dhane një fond prej 12.5 milion USD për: NDËRTIMIN E SEGMENTIT TË FUNDIT TË AUTOSTRADËS MILOT-MORIN. (nuk po merrem me pjesën tjetër se si edhe këto fonde nuk shkuen në destinacion por u shpërndanë nëpër katundet e politikanëve, si ato për riparimin e rrugës Berat-Çorovodë sepse Iliri ishte kryeminister…)

Pas kësaj, katundaret politik shqiptar e mbyllën sqepin, ofertat për rrugë me dy kalime u shuan dhe mbetën në lojë vetëm dashakeqët idiotë që sajonin statistika se kjo asht rruga e asgjëkundit dhe se do ishin ndërtue kaq e aq shkolla e spitale me këto fonde, që për hir të së vërtetës edhe këto ndikuan që autostrada të mos ishte e plote, ose ndryshe, të mbetet ashtu siç asht edhe sot.

Sido, tashma autostrada i takon historisë, por katundari politik na takon ne. Ne nuk mësojmë nga historia dhe përsërisim qorrazi çdo idiotësi.

Po ta shofim çfar po ndosh sot me projektin e hekurudhës, jemi po në të njajtën situatë, veçse me aktor të ndryshëm të një niveli ma të naltë. Ajo që grupeve të interesit u iku nga dora për autostradën, nuk duhet ta lejojnë t’u ndodhë me hekurudhën, prandaj asht rritë niveli i aktorëve.

Kështu, loja fillon me:

-shkatërrimin e portit të Durrësit dhe kthimin e tij, nga një nyje tregëtare mbi 3000 vjeçare në një parking jahtesh,

-ndërtimin e hekurudhës në rrugën ma të gjatë dhe të pa-favorshme të mundëshme, në mënyrë që ajo dhe porti i Durresit  të mos bahen konkurrente, vëçmas për portin e Selanikut dhe infrastrukturën e tij.

-arsyetime idiote se duhet Shkodër-Gjakovë, pasi  Durrës-Shkodër e kemi, (që në fakt nuk e kemi) dhe se do përdorim portin e Shëngjinit (që nuk e zavëndëson dhe nuk e ka zavëndësue tash e 3000 vjet Durrësin), që nuk asht i joni, ej!

-vendosja e projekteve më pak rentabile si parësore qëllimisht për nxitjen e sa ma shumë debateve dhe armiqësive midis po të njajtave zona, njësoj si për autostradën,

– ngacmimin e ndjenjës lokaliste të katundarëvë politik, tash jo veç një të gjinisë femnore por të atyne me peshë si Beneti  dhe Liburni, (zona ka qenë quejt LIBURNIA dhe hekurudha u kalon nga katundi duke u shërbye, njanit për emër e tjetrit për vota),

-të gjitha këto, me mbështetje politike nga qeveria e shqipnisë dhe kryeministri Rama, si ma antikombëtarët e njohun ndonjëherë në historinë shqiptare.

Produkti i gjith këtyne të këqijave, me të gjithë këta aktorë, dikund antishqiptarë e dikund debila, nuk mundet me qenë diçka pozitive.

Kjo mendësi asht jo veç katunareske por edhe sherr-budalle, sepse:

-Një projekt madhor me interes kombëtar dhe faktorizues për shqiptarët nuk varet nga afersia me katundin e pushtetarit.

-Nëse ka interes ekonomik, ajo do bahet aty ku ky interes të jetë ma i levërdisëshëm, qoftë edhe për një kilometër.

-Katunarizmit politik do ndikojnë veçse në prishjen e cilësisë së saj, siç ka ndodhë me autostraden Milot-Morin këndej ka Shqipnia ose Morin-Prishtinë nga Kosova, duke e devijue pak e sa të mundin andej nga katundi i politikanit në pushtet.

Kët gja e kan ba pushtetarët tjerë para jush. Mos e bani edhe ju. Do quheni debila, si ata.

Le të ndërtohet edhe rruga edhe hekurudha Shkodër-Gjakove, por kjo pa devijue interesat madhore ekonomike të Shqipnisë dhe Kosovës.

Apo duhet prap me ndërhy SHBA-të dhe me përcaktue segmentin e fundit të linjës hekurudhore, siç ndodhi me autostradën.

PS: Teksti eshte lene i pandryshuar, siç shte shkruar nga vete autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *