‘Babi po rreh vëllain e vogël’/ Arrestohet 48-vjeçari në Kukës për dhunë ndaj fëmijëve

Një burrë 48 vjeç është arrestuar në Kukës, pasi është denoncuar nga fëmijët për dhunën ndaj tyre.

Policia thotë se pas denoncimit të mbërritur në faqen e Facebook nga djali i personit me inicialet I. H., është bërë edhe arrestimi i tij.

‘Babi po rreth vëllain e vogël’, mësohet se ka qenë denoncimi i mbërritur në polici, që ka dërguar në pranga edhe 48-vjeçari.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Denoncohet në faqen zyrtare të DVP Kukës, nga djali i tij, për dhunë ndaj vëllait të mitur, Policia pas hetimeve të kryera vuri në pranga 48-vjeçarin.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, pas njoftimit të marrë në faqen e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, për një shtetas që denonconte babanë për dhunë në familje, vlerësuan informacionin dhe filluan menjëherë hetimet.

Si rezultat i hetimeve të kryera u arrestua në flagrancë shtetasi I. H., 48 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale ‘Dhuna në familje’, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital, në numrin pa pagesë 112 ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *