Banesa e rrezikshme në Kolesian, familja në mëshirë të fatit dhe natyrës

Katër pjesëtarët e familjes Visha, në fshatin Kolesian të Kukësit, çdo ditë përballen me rrezikun për jetën.

Shkak për këtë është shtëpia e cilësuar si e pabanueshme.

E ndërtuar në vitin 1963 dhe tejet e amortizuar, kjo është streha që mban katër anëtarët e kësaj familjeje.

Kushtet janë teje të vështira. Muret janë gjithë lagështirë dhe të çara, ndërsa çatia është thuajse e zbuluar dhe çfarë bie jashtë, bie edhe brenda.

‘Faktin që është i pabanueshëm e ka përcaktuar Bashkia. Toka është me ujë dhe po shembet. Një orë e më parë dua të iki, jemi në rrezik’, thotë kryefamiljari, Mirsim Visha.

Familja Visha shpreson që Bashkia do ta ndihmojë të paktën t’i sigurojë një banesë në mënyrë që jeta  tyre të mos rrezikohet nga shembja e shtëpisë, ndërkohë që dimri me reshje e shton më shumë rrezikun e jetës për katër anëtarët e kësaj familjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *