
Banorët e fshatit Bardhoc 2 po i zgjidhin vetë problemet e tyre.
Të mbetur prej 10 ditësh pa ujë të pijshëm për shkak të djegies së pompës kryesore e duke mos marrë përgjigje pozitive nga instancat vendore u janë drejtuar për ndihmë bizneseve të zonës.
Ramadan Dema Kryetar i Fshatit dhe Zaim Gërmizi punonjës privat që paguhet nga fshati për pompën e ujit thonë se Rrahman Dema, ish-kryetar i Komunes Tërthore dhe ish kryetarin e Bashkisë Bashkim Shehu, kanë ofruar gatishmërinë e tyre për ta zgjidhur këtë problem jetik.
Sipas banorëve blerja e montimi i pompës së re dhe investimi për zevëndesimin e rrjetit, kap vlerën e 4000 eurove.
Ndërkohë ish kryetari i komunës Rrahman Dema thotë se Kryetari i Bashkisë Kukës ka treguar indifertizëm ndaj kërkesës së banorëve për zgjidhjen e problemit.
Por në lidhje me këtë situatë ka reaguar dhe bashkia e Kukësit.
Lidhur me pretendimet banorëve të fshatit Bardhoc 2 dhe akuzave të ish kryetarit të komunës Tërthore Rrahman Dema në adresë të Kryetarit të Bashkisë Kukës Safet Gjici ka reaguar ky i fundit përmes Drejtorit të Kabinetit Granit Gjana.
Gjana në një prononcim për Kukës Televizion duke mos pranuar akuzat, ka theksuar se Bashkia Kukës dhe vetë kryetari nuk i trajton qytetarët sipas bindjeve politike dhe investimet e bëra nga Bashkia aktuale në fshatin Bardhoc dhe në Njësinë Administrative Tërthore hedhin poshtë deklaratat politike të ish kryetarit të Komunës .
Ndryshe ne kete fshat falë bashkëpunimit me bizneset kosvare, u ndërtuar shkolla e re se bashku me kopshtin e fëmijëve dhe ambulancën. Po kështu janë edhe dy shtëpitë në këtë fshat, të cilat së bashku me 13 të tjerat në ndërtim e sipër, janë pjesë e bashkëpinimit me shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit” i cili nënshkroi marrëveshjen me Bashkinë e mëparshme për ndërtimine 22 shtëpive për familjet në nevojë në Kukësit. / Kukestv