
Bashkia Kukës ka nisur bashkëpunimin me komunitetin e biznesit me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore të qytetit.
Fillimi i këtij bashkëpunimi është konkretizuar me punimet për rehabilitimin e segmentit rrugor pranë Obeliskut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ku ndodhen disa njësi tregtare ku pronarët e disa prej tyre sipas Albert Mataj përfaqësues i biznesit kanë kontribuar finaciarisht.
Ndërkohë Kryetari i Bashkisë Safet Gjici gjatë inspektimit të punimeve është shprehur se ‘ne duam investime dhe bashkëpunime të tilla me biznesin që të bëjmë diçka për të mirën e qytetarëve’.
Përfundimi i rehabilitimit të rrugës me trotuar dhe ndriçim i jep zgjidhje një problem të kahershëm të qarkullimit pa probleme të qytetarëve prej vitesh rruga ka qene në gjendje të mjerueshme dhe tepër e amortizuar.