• Wed. Apr 24th, 2024

Bashkia e Kukësit nis përgatitjet për infrastrukturën në shkolla

Bashkia e Kukësit këtë të hënë ka nisur përgatitjen e infrastrukturës në të gjitha shkollat dhe kopshtet e qytetit për fillimin e vitit të ri arsimor.

Edhe pse Ministria e Arsimit ende nuk e ka vendosur se si do të nisë viti i ri shkollor 2020-2021, që sërish e gjen në mesin e pandemisë covid-19, bashkia ka nisur përgatitjet për të qenë gati për çdo skenar.

Granit Gjana, Drejtor i Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë, thotë se kjo punë do të zhvillohet në të gjitha objektet arsimore në territorin e Bashkisë.

Punimet rehabilituese si lyerje, dyer e dritare, vendosja e xhamave, meremetime të brendshme, si dhe muret rrethuese dhe riparime të nyjeve sanitare do të bëhen në 60 shkollat e Bashkisë së Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *