• April 20, 2024 2:51 pm

Bayern kurorëzohet ‘mbret’ i Europës për herë të 6-të

Bayern Munchen fiton për herë të 6-të në histori të klubit trofeun e Champions Leagues.

Bavarezët kanë mposhtur 1-0 në finale Paris Saint Germain në një ndeshje historike e cila përmbyll sezonin fantastik të skuadrës gjermane e cila fiton tripletën sezonale.

Golin e vetëm të takimit e realizoi pikërisht një francez, Kingsley Coman i cili në me një goditje me kokë ndal topin në rrjetën e kundërshtarit. Pa dyshim një meritë të jashtëzakonshme merr edhe portieri Manuel Neuer i cili me pritjet e tij heroike i jep suksesin skuadrës së tij.

PSG mbërriti për here të parë në një finale të Ligës së Kampionëve dhe fatkeqësisht nuk la gjurmë, pavarësisht shpenzimeve të çmendura.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *