• Sat. Jun 22nd, 2024

Bazuar në një ngjarje të vërtetë/ Një film po xhirohet në Kukës

Prej ditësh në Kukës kanë nisur xhirimet e filmit ‘Triumf Pa Lavdi’ me regji të Mentor Mata me origjine nga Kukësi që jeton në Britaninë e Madhe. ‘Triumf Pa Lavdi’ sipas regjisorit që ka dhe rol ne film, është aksion, dramë, romancë me temë hakmarrjen.

‘Ngjarja kryesore është hakmarrja dhe mesazhi është se hakmarrja nuk e sjell dot atë që ke humbur në jetë’, tha Mentor Mataj, regjisor.

Në rolet kryesore janë aktorët e njohur Mehdi Malkaj, Natasha Sela, Bujar Asqeriu. Për Report tv, Malkaj shprehet se është një film tronditës mbi fenomenet e ditëve të sotme.

 ‘Është film tronditës! Bëhet fjalë për hakmarrjen, e cila nuk e qetëson dot njeriun’, u shpreh Malkaj.

Ndërsa aktori Viktor Lata tregon se filmi ka si subjekt hakmarrjen për vrasjen e një djali të vogël, rritur në Kukës.

 ‘Është film që bazohet në ngjarje të vertetë’, tha ai.

Xhirimet e filmit do të vazhdojnë dhe në Angli nga kompania ‘North Pro’ kurse premiera pritet të jepet gjatë muajit shtator.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *