
A mos vallë përdorimi i këtij Milaimit të 2020 merr fill nga Beogradi për ta nxjerrë kasetën e filmimeve të Krushës së Madhe të pavlevshme, pasi mashtrimi i tanishëm i Bellanicës del kundër kameramanit (d.m.th Milaimit të 1999) duke i bërë një nder të madh genocidistëve serbë, duke vënë në pikëpyetje vërtetësinë e filmimeve nga ai ?!
Ndërkohë që në Gjykatën Speciale po gjykohen disa nga ish-drejtues të UÇK, mëkëmbësit të Sheshelit dhe Ministrit te Millosheviçit sot president i Serbisë i bëhet një shërbim i madh nga vënia në diskutim e disa të vërtetave të krimeve të luftës në Kosovë si ajo e kasetës së Bellanicës.
Dëshiroj të jetë një problem shëndetësor i momentit i Milaim Bellanicës dhe uroj të shërohet shpejt.
Nëse ai mendon se është porositur nga Tirana i them se po i shërben më shumë Beogradit se atyre të Tiranës ua nxori bojën Google dhe ai shoku i tyre që kishin harru ta porosisnin të mos të tregojë të vërtetën.