
Një burrë i moshuar nga Tirana është ndaluar në doganën e Morinit, pasi kishte mbushur ‘Benz-in’ plot me sirianë, për ti çuar në Kosovë.
Birime nga policia e Kukësit thanë se kanë ndaluar në flagrancë 68-vjeçarin me inicialet T. H., banues në Tiranë, për veprën penale ‘Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit’, kundrejt fitimit.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të Pikën e Kalimit Kufitar Morin, me automjetin tip ‘Benz’, me të cilin po transportonte 4 shtetas sirianë.
Shtetasi T. H., do t’i ndihmonte shtetasit sirianë, kundrejt fitimit, që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.
Dosja me materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’.