Beqir Spahija i Ansamblit të Spahijve të Kolesjanit-Nga Petrit Palushi

BEQIR SPAHIJA (1902 – 1943)

Njëri prej 21 mësuesve kuksianë, që dha mësim në Kosovë: në Prizren 1941-1943, mësues i shqipes dhe Inspektor Arsimi i Prefekturës së Prizrenit. Shkoi atje me urdher t’Ernest Koliqit…

Fragment shkrimi
……………………………………………….
Pjesë e shpalimit për BEQIR SPAHIUN, i cili punoi në Prizren si arsimtar dhe më vonë inspektor arsimi nga viti 1941 deri në 1943-in, derisa e vranë në 6 maj t’atij viti.

Prandaj fjala PATRIOT te Beqir Spahija, merr një konotacion tjetër, jo nga ai i zakonshmi që përdoret përgjithësisht. Patriotizmi i tij ka të bëjë me atë kontribut të shquar në fushën e arsimit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, jo vetëm si mësimdhënës, por dhe si inspektor arsimi; në këtë hulli, vepra e tij shtrihet edhe në pjesën shkrimore të pedagogjisë dhe gjuhësisë.

Edhe në kërkesën për themelimin e “Nji qendre të vogël studimesh kosovare”, ku anëtarë qenë edhe Selman Riza, Tahir Zajmi, Sulejman Aliu, Filip Gashi, etj., thuhej se nga Ministrija pritej “nji nxitje për këtë inisjativë me qëllim patriotik”.

Sipas konceptit të teorisë moderne në fushën shkrimore, sipas Tedorovit, për të gjykuar më realisht mbi profilin e një krijuesi të çdo fushe, para të gjithash duhet të shihet teksti.
Teksti që ofron njësia shkrimore e Beqir Spahiut, po të merret parasysh koha, rrethanat kur ai aplikoi këtë njësi, është e admirueshme. Janë të çuditshme venerimet e tij në fushë të pedagogjisë dhe të gjuhësisë.

Në fushë të gjuhësisë ne deri tash njohim disa shkrime studimore të tij: “Vërejtje dialektesh”, “Shqipja dhe shqyptarët mbas Meyerit”. Në shkrimet e tilla studimore vihet re përkushtimi dhe përgatitja e lartë shkencore, mënyra e procedimit dhe e shfrytëzimit të landës.

Beqir Spahiu e sheh me shumë dashuri gjuhën shqipe dhe shihte me keqardhje se ajo kishte marrë shumë fjalë të huaja prej Latinishtes, më vonë prej Turqishtes dhe sllavishtes/gegnishtja/ dhe prej Greqishtes/Tosknishtja. Megjithatë ai qysh në vitin 1934 vinte në dukje se shqiptarët “kanë për të dijtë me e zbukurue përherë ma tepër e me i dhanë at zhvillim që do t’ia venë në shkallën e gjuhëve letrare”.

Po të shihen me vëmendje të gjitha shkrimet, mund të hetohet gjuha e përdorur prej tij është një shqipe e pastër, një gegnishte kumbuese që të krijon ndjesinë se ke para një tekst me parametra, të kultivuar, edhe pse vepra e tij si tanësi vëllimore është e pakët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *