• Fri. Apr 26th, 2024

Berisha: Masakrat serbe të 1913-s në Lumë janë gjenocid i pastër që duhet njohur

Gjatë një konference pasi mazhoranca e Edi Ramës hodhi poshtë rezolutën që dënonte gjenocidin në Serbrenicë, lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka përmendur një tjetër gjenocid që nuk njihet.

Bëhet fjalë për gjenocidin serb të vitit 1913 në Krahinën e Lumës, ku janë vrarë, prerë e djegur qindra banorë të fshatrave të kësaj zone.
‘Do të bëj gjithçka që Serbia të paditet për gjenocidin në Shqipëri. Sepse duhet të dini një gjë, në rrafshin ndërkombëtar, gjenocidi pas Serbrenicës është ai i Lumës. Gjenocidi i bërë në Lumë është më i përcaktuari.

Është krijuar një komision ndërkombëtar, për hetimin e shkaqeve dhe krimeve të Luftës së Parë Botërore, me personalitetet më të mëdha.
Në raportin e këtij Komisioni i mbështetur nga SHBA, Luma vlerësohet si një gjenocid i vërtetë. E jo vetëm në këtë raport. Në dëshmi të tjera të atyre që kanë hetuar, apo kanë qenë të pranishëm në këtë masakër. Ka qenë viti 1913, por oficerë britanikë, shumë të rëndësishëm shkruajnë se ajo nuk ka ndodhur, ndonjëherë në ndonjë luftë. E tillë ishte.
E thashë dje, po e them dhe sot.

Vetëm në fshatin Përbreg, 420 burra, gra dhe fëmijë kanë ekzekutuar dhe djegë të gjallë, vetëm pse ishin shqiptarë. Janë të dokumentuara të gjitha barbaritë. I kanë marrë foshnjet, fëmijët duke i hedhur në zjarrin e mullarëve të barit, duke i djegur në sytë e tyre.

Do bëjë gjithçka që ky gjenocid të njihet, nuk është hakmarrje kjo, por një ndihmë për një komb që pasi ka bërë krime ndaj shqiptarëve, tani bën viktimën’, deklaroi Sali Berisha në konferencë për mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *