• April 19, 2024 12:38 am

Bie niveli i liqenit të Fierzës, shkak thatësira

Liqeni i Fierzës po lë bregun e po tkurret çdo ditë rreth kupolës së tij.

Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta që kanë mbërthyer rajonin e Kukësit po pakësojnë ndjeshëm prurjet e lumenjve që furnizojnë ujëmbledhësin më të madh në vend.

Të dy lumenjtë e mëdhenj që furnizojnë liqenin, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi nuk sjellin më shumë se 50 metër kub ujë në sekondë.

Niveli i ujit po zbret çdo ditë kurse kuota ka zbritur në 287.88 metra mbi nivelin e detit nga 296.5 e kuotës maksimale.

Këto të dhëna tregojnë se situata hidrike në kaskadën e Drinit nuk është shumë pozitive, duke pasur parasysh se prurjet mesatare të Drinit janë nga 250 deri në 300 m kub ujë për sekondë ndërsa rreziku për rënie në nivele kritike ekziston, për shkak të parashikimeve për motin e nxehtë dhe temperaturat e larta që do të shoqërojnë javën e fundit të korrikut dhe muajin gusht.

Hidrocentrali i Fierzës, aktualisht punon me tre turbina.

Thatësira, ka ndikuar ndjeshëm në shtimin e rasteve te zjarreve dhe pakësimin e furnizimit të banorëve me ujët të pijshëm.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *