• Wed. Apr 24th, 2024

Bizneset e vogla në vështirësi në Kukës, Hoxha: Më pak taksa, më shumë para për bizneset

Në Kukës, bizneset e vogla po vuajnë keqqeverisjen e Edi Ramës përmes rritjes së taksave, faturave dhe gjobave.

Këto shqetësime ia ngriti drejtuesit politik të qarkut Kukës Flamur Hoxha, pronarja e një parukerie.

Edlira thotë se të ardhurat janë të pakta, taksat të shtuara dhe presioni me furgonë policie gati i përditshëm.

Ajo tregoi se edhe energjia mbifaturohet, ndërsa qeveria është inekzistent për t’u dhënë ndihmë në këtë krizë që e ka thelluar akoma më shumë pandemia.

Në qarkun e Kukësit ka shumë biznese si ky i Edlirës, të cilët përfaqësuesi i PD i siguroi se pas 25 Prillit situata ka për të ndryshuar.

‘Gratë sipërmarrëse do të kenë kujdesin e qeverisë’- tha zoti Hoxha. Ai përmendi vendosjen e vetëm 1 takse për biznesin e vogël, 0.5%, pa asnjë taksë tjetër lokale, uljen e taksave në 9 përqind, uljen e sigurimeve shoqërore, uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe lehtësi të tjera që nxisin biznesin.

‘Përmes masave të qeverisë Basha, ne synojmë që në xhepat tuaj të mbeten më shumë para dhe të krijohen vende të reja pune’- tha zoti Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *